Shtëpitë – Marigona Hill

Me planifikimin e menduar deri në detaje, shtëpitë janë një prej zgjedhjeve të ofruara për vendbanimin tuaj perfekt.

Çdo detaj arkitektonik i këtyre shtëpive është menduar në përputhje me nevojat tuaja dhe duke u bazuar në konceptin harmonik mes infrastrukturës moderne dhe natyrës.

Shtëpi 244

Ky model i shtëpive zë një hapësirë totale prej 244 m2 dhe është koncept i shtëpive në varg, inspiruar nga një stil anglez.

Ky lloj i shtëpisë zë hapërisë të ndarë në 232 m2 që është e paraparë si pjesë banimi dhe 12 m2 për bodrum.

Shtëpi 404

Ky model i shtëpive zë një hapësirë totale prej 404 m2 dhe i takon konceptit shtëpi individuale.

Ajo që e bën të veçantë këtë lloj shtëpie është mendimi i shfrytëzimit të hapësirave: 348 m2 janë të shfrytëzueshme për banim, ndërsa 56 m2 për bodrum.

Shtëpi 425

Ky model i shtëpive zë një hapësirë totale prej 425 m2, i takon konceptit shtëpi dyshe.

Veçantia e këtij tipi është ndarja e hapësirave, ku 337 m2 janë të planifikuara të shfrytëzohen si hapësira banimi, ndërsa 88 m2 si bodrum, i cili do të shërbejë për plotësimin e nevojave të ndryshme të familjes tuaj.

Shtëpi 294

Ky model i shtëpisë në varg është i organizuar në një hapësirë prej 294m2.

Shtëpia përmban qëndrimin ditor me lartësi mbi 4.5m dhe dritare të mëdha përmes të cilave mundësohet ndriçimi natyral, kuzhinën me tryezari, 3 dhoma të fjetjes me banjo të veçanta, 1 “lounge room me tarracë” në pjesën e nën-kulmit dhe pamje panoramike në të gjitha nivelet e banimit.

Shtëpi 303

Ky model i shtëpisë është i organizuar në një hapësirë prej 303m2 dhe është i pozicionuar në çdo skaj të shtëpive në varg.

Shtëpia përmban qëndrimin ditor me lartësi mbi 4.5m dhe dritare të mëdha përmes të cilave mundësohet ndriçimi natyral, kuzhinën me tryezari, 3 dhoma të fjetjes me banjo të veçanta, 1 “lounge room me tarracë” në pjesën e nën-kulmit dhe pamje panoramike në të gjitha nivelet e banimit.

Shtëpi 363

Ky model i shtëpisë është i organizuar në një hapësirë prej 363m2 dhe është i pozicionuar si shtëpi individuale, apo si shtëpi dyshe.